Berisha për seancën e dytë në GJKKO: Jam i gatshëm të paraqitem por…
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se në seancën e dytë gjyqësore në GJKKO do të përfaqësohet nga avokatët e tij, ndërsa vetë nuk e përjashton pjesëmarrjen, por do të vendosë në bazë të këshillës ligjore.
“Paraqitja apo mosparaqitja ime përcaktohet nga avokatët, natyrisht sipas zhvillimeve. Por kjo është një seancë në të cilën do të paraqiten pretendimet nga avokatët,” u shpreh Berisha.
Ai shtoi se është i gatshëm të paraqitet personalisht, nëse kjo konsiderohet e nevojshme nga mbrojtja ligjore apo gjykata.
“Jam i gatshëm të paraqitem sipas këshillës së avokatëve, por edhe të gjykatës. Nuk kam asnjë kundërshti për asnjë gjykatës konkret për çështjen time në themel,” theksoi Berisha.