GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin për akuzat e shpifjes ndaj Vilma Nushit!
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për akuzën e shpifjes ndaj biznesmenes Vilma Nushi.
Padia ndaj Vokshit u bë pas deklaratave të saj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ku sipas opozitës, Nushi – nëpërmjet dy kompanive të lidhura me koncesionin e Check-Up – ka përfituar direkt dhe indirekt rreth 1.5 milionë euro në formë dividenti.
Gjykata vendosi se deklaratat e Vokshit nuk përbënin vepër penale, duke rrëzuar pretendimet e përfaqësuesve ligjorë të Nushit dhe duke e shpallur deputeten të pafajshme për akuzën e shpifjes.