Lajmi i fundit/ Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha qëndroi brenda godinës vetëm për pak minuta dhe më pas u largua nga SPAK, pa dhënë deklarata për mediat.
Jashtë ambienteve të Prokurorisë, ai u prit nga një grup mbështetësish demokratë. Paraqitja e tij vjen në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”, ku ai është zyrtarisht i pandehur.