Sun, Nov 9, 2025

Luan “shansin e jetës”, Marcus Rashford transferohet në Barcelonë

  • PublishedJuly 21, 2025

Sulmuesi anglez transferohet nga Manchester United te Barcelona në formë huazimi me të drejtë blerjeje

Marcus Rashford ka mbërritur në Barcelonë, gati për të nisur aventurën e re. Juventusi kishte bërë një sondazh në ditët e fundit, por futbollisti anglez gjithmonë i ka dhënë përparësi Barcelonës dhe trajneri Hans Flick ka insistuar shumë për ta marrë sa më shpejt.

FORMULA – Jashtë projektit të Manchester United, Rashford do të kalojë te Barcelona në huazim me të drejtë blerjeje të caktuar në 30 milionë euro. Klubi katalanas do t’i paguajë rrogën lojtarit, i cili ka pranuar ta ulë atë me 15%. Disa vite më parë, transferimi i sulmuesit te Barcelona do të kishte bërë bujë, ndërsa sot anglezi duhet të rigjejë veten.

LARGIMI NGA UNITED – Manchester United vjen pas një sezoni katastrofik, i përfunduar me humbjen në finalen e Europa League kundër Tottenhamit. Disa lojtarë, përfshirë edhe Rashfordin, i kishin komunikuar klubit dëshirën për t’u larguar. Kjo e bindi trajnerin Amorim që të mos i lejonte të stërviteshin me pjesën tjetër të skuadrës. Anglezi do të duhet të rikthejë formën e tij, për të qenë gati të kompletojë një sulm ëndrrash së bashku me Yamal, Raphinha dhe Lewandowskin.

Edhe ditën e sotme dy të përditshmet më të mëdha katalanase “SPORT” dhe “Marca” ditën e sotme I kishin dhënë hapësirën kryesore transferimit të Rashford tek Barça, me sulmuesin anglez që ditën e sotme ka zbarkuar në Barcelonë, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Rashford
 
Sport Esp
 

Gjithsesi duke marrë në konsideratë sezonet e fundit të tij, të cilat kanë lënë shumë për të dëshiruar, për anglezin do të mbetet një objektiv tepër I vështirë, ai për të siguruar një fanellë titullari tek skuadra plot “yje” e drejtuar nga gjermani Hansi Flick.


AlbaniaWeb.net