Mon, Jul 21, 2025

“Nëse dikush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit, kryen vepër penale”- Rama: Gjithçka që nuk përfshihet në trupin e pallatit, është pronë e përbashkët

  • PublishedJuly 21, 2025

“Nëse dikush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit, kryen vepër penale”- Rama: Gjithçka që nuk përfshihet në trupin e pallatit, është pronë e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit.

Rama adresoi edhe një herë aksionin për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin.

Kryeministri theksoi, duke marrë parasysh disa raste, se kush vendos një tra në një lagje për të marrë para nga banorët aty, kryen vepër penale.

Nga ana tjetër, Rama adresoi edhe ligjin e bashkëpronësisë, duke thënë se çdo gjë e ndërtuar jashtë trupit të pallatit, nuk është më prona e pronarëve apo ndërtuesit, por pronë publike.

RamaNëse dikush vendos një tra për të marrë para nga njerëzit që jetojnë aty se është prona është vepër penale. Çdo lloj okupimi zënie e rrugës bllokimi që i shkaktohet njerëzve në jetën e përditshme është vepër penale. E kemi diskutuar me të gjithë legjislacionit dhe nuk ndodh në një vend me rend ligjor që mund të bëjë çfarë të dojë kur nuk është në pyll, po në qytet.

Kemi adresuar për ligjin e bashkëpronësisë, një element që nuk është adresuar, elementin e bashkëpronësisë së truallit përreth një godine. Nëse një grup pronarësh bëjnë marrëveshje me një ndërtues për një pallat, dhe ai pallat ndërtohet në një përqindje, gjithçka që nuk përfshihet në trupin e pallatit nuk është më prona e pronarëve, por njësoj si shkallët dhe tarraca është pronë e përbashkët. Nuk mundet dikush me një dokument të prodhuar që e kam këtë lokalin dhe çatinë, aty është në një pronë që e ka humbur të drejtë se ka marrë të drejta kur ka ndërtuar.