Nga Barella te Rodri, Real Madrid vijon “gjuetinë” për një mesfushor
Reali ka kryer “poker” blerjesh gjatë kësaj merkatoje vere, ku në Madrid janë afruar lojtarë si Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen e Mastantuono, por ende nuk kanë plotësuar vendin e lënë bosh nga Toni Kroos. Prej 12 muajsh, Reali mbetet në kërkim të një tjetër mjeshtri, por situata bëhet edhe më shqetësuese pasi trajneri Alonso duhet të bëjë edhe 3 muaj pa mesfushorin britanik, Jude Bellingham.
Në këto kushte objektivi i fundit i stafit drejtues është gjetja e një mesfushori klasi. Sigurisht, në kushtet e tregut, një lojtar i tillë kushton nga 80-100 milionë euro, për këtë arsye Reali mbetet fillimisht në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me lojtari si Alaba dhe Rodrygo, të dy të nxjerr në shitje.
Real pretendon që këtë shifër ta fitojë nga shitja e dy lojtarëve për të investuar më pas në afrimin e një mesfushori klasi. Sipas AS, në lidhje me këtë post, në tavolinën e Perez qarkullojnë emra të rëndësishëm si Nicolo Barella i Inter, Enzo Fernandez i Chelseat, Alexis Mac Allister i Liverpool dhe Rodri i Man.City.
Tre të parët, janë të tre lider në ekipet respektive dhe të blinduar nga klubet me kontrata afatgjatë. Pak më ndryshe është diskutimi kur bëhet fjalë për Rodrin pasi mesfushori spanjoll ka një kontratë të vlefshme deri në 2027, por nuk ka firmosur ende rinovimin. Emri i Rodit është lakuar shpesh edhe në të kaluarën për një transferim të mundshëm në Madrid, por këto zëra u stepën pas përplasjes për Topin e Artë një vit më parë.
()