Mon, Jul 21, 2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, pësojnë djegie dy persona! Banorët dhe zjarrfikësja neutralizojnë flakët

  • PublishedJuly 21, 2025

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier, pësojnë djegie dy persona! Banorët dhe zjarrfikësja neutralizojnë flakët

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “ 1 Maji”  në Fier, ku raportohet se kanë pësuar djegie dy persona.

Mësohet se shtetasit me iniciale E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, janë derguar në spital për asistencën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

zjarr fier (1)

Ngjarja ka alarmuar edhe fqinjët, të cilët i kane ardhur në ndihme situatës me mjete rrethanore.

zjarr fier (2)

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.