Stambolli “i dashuruar” me Çalhanoglu, pas Gallatës edhe Fenerbahçe kërkon turkun e Inter-it
Galatasaray ka dalë nga gara, por Turqia mbetet një opsion i mundshëm për Çalhanoğlun. Nga një lagje e Stambollit në tjetrën, tani është Fenerbahçe që po bën seriozisht për mesfushorin zikaltër.
Trajneri i verdhebluve, José Mourinho, po insiston, dhe klubi turk raportohet se ka paraqitur një ofertë prej 20 milionë euro për kartonin e lojtarit. Por nuk mbaron me kaq: për regjisorin turk është gati edhe një kontratë trevjeçare me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.
Oaktree (fonda pronar i Interit) ka vendosur një çmim prej 30 milionë euro për Çalhanoğlun. Marrëveshja me Fenerbahçen mund të mbyllet në gjysmën e rrugës (rreth 25 milionë euro), edhe sepse lojtari tashmë është gati të shprehë hapur dëshirën për t’u larguar. Ftesa nga Mourinho – që thuhet se i ka premtuar shiritin e kapitenit dhe fanellën me numrin 10 – ka bërë padyshim përshtypje pozitive.
Për këtë arsye, priten në orët në vijim disa biseda telefonike mes klubeve dhe përfaqësuesve të Çalhanoğlut, veçanërisht midis lojtarit dhe Interit, me qëllim që të gjendet një marrëveshje që i kënaq të gjitha palët.
Inter duket se nuk do të rrijë “duarkryq” ndaj kësaj situate. Pavarësisht deklaratave të një jave më parë të presidentit Beppe Marota, se mesfushori turk do të qëndrojë, nëse nga klubi i “kanarinave” të Stambollit do të vijë oferta e duhur, zikaltrit do ta pranojnë. Në këto kushte zëvendësuesi i Çalhanoglu është gjetur: ai është Granit Xhaka, i cili po ashtu si turku ka një histori të ngjashme në këtë merkato verore, pasi fillimisht për të ishte einteresuar Milani, ndërsa tani në horizont ka dal skuadra tjetër e Milanos, Inter.