Mon, Jul 21, 2025

Xhaka në modë, “sirena” nga Premier League për mesfushorin shqiptar

  • PublishedJuly 21, 2025

Xhaka në modë, “sirena” nga Premier League për mesfushorin shqiptar

Emri i Granit Xhakës mbetet në merkato. Të shumta janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa së fundmi në garë është futur një ekip i Premier League.

West Ham ka shfaqur interes për mesfushorin me origjinë shqiptare dhe nuk do e kishte problem të bëjë një ofertë, e cila mund të shkojë deri në 15 milionë euro.

Gjithsesi, për vetë Xhakën ideja e kalimit të kjo skuadër nuk duket më e mira e mundshme, pasi alternativat janë të shumta.

Kujtojmë që Xhaka u transferua te Leverkusen në korrik të vitit 2023 dhe ka një kontratë me “Aspirinat”, deri në vitin 2028.


AlbaniaWeb.net