Tue, Jul 22, 2025

Zelensky: Raundi i ri i bisedimeve për paqe me Rusinë, do të mbahet të mërkurën në Turqi

  • PublishedJuly 21, 2025

Zelensky: Raundi i ri i bisedimeve për paqe me Rusinë, do të mbahet të mërkurën në Turqi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se një raund i ri bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet të mërkurën në Turqi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një zgjidhje paqësore në konfliktin mes dy vendeve.

Duke iu referuar kreut të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, Zelensky deklaroi në një video se “sot diskutova me Umerovin për përgatitjet për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve dhe për takimin e ardhshëm me palën ruse, që pritet të mbahet në Turqi”. Sipas tij, takimi është planifikuar për ditën e mërkurë, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike të hënën.

Rustem Umerov, i cili aktualisht mban postin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ka udhëhequr edhe dy raundet e mëparshme të bisedimeve me përfaqësuesit rusë.