Donjeta Bali largohet nga QSUT pak muaj pas emërimit në krye të saj, drejtimin e merr ish-deputeti socialist
Vetëm pak javë pas marrjes së detyrës si drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Donjeta Bali është larguar nga posti.
Bali u emërua në krye të QSUT më 29 maj, duke pasuar Alma Canin, e cila gjithashtu dha dorëheqjen pas një qëndrimi 14-mujor në këtë funksion.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vend të Balit është caktuar ish-deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho. Ai pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e QSUT-së në muajin shtator.
Ky është ndryshimi i dytë brenda një kohe të shkurtër në drejtimin e QSUT-së.