Wed, Jul 23, 2025

Klubi i Serie A pas Cristian Shpendit, sulmuesi kuqezi vlerësohet 10 milionë euro

  • PublishedJuly 22, 2025

Klubi i Serie A pas Cristian Shpendit, sulmuesi kuqezi vlerësohet 10 milionë euro

Udinese është më kërkim të një sulmuesi, i cili mund të zëvendësojë Lorenzo Luccan. Klubi i Serie A ka identifikuar profilin që mendon se është i duhuri, teksa sipas asaj që shkruajnë mediat, pëlqehet Cristian Shpendi.

Sulmuesi shqiptar aktivizohet te Cesena dhe kalimi në Friuli për të do të ishte një mundësi e mirë për të treguar veten.

11 gola në sezonin e fundit të Serie B japin garanci për të ardhmen, ndërsa vlen të theksohet se Udinese duhet të nxitojë, pasi pas dere qëndrojnë edhe skuadra si Bologna dhe Fiorentina, të interesuara gjithashtu.

Vlera e kartonit të Cristian Shpendit shkon në 10 milionë euro. Aktualisht, Shpendi ka kontratë me Cesenan deri me 30 qershor 2028.


AlbaniaWeb.net