Tue, Jul 22, 2025

Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro.

  • PublishedJuly 22, 2025
Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro.

Një shembje e bujshme e një pallati ndërtuar në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i ka sjellë taksapaguesve shqiptarë një faturë prej 13.4 milionë euro – në formën e dëmshpërblimit për pronarët, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018.

Por qeveria refuzon të dëmshpërblejë pronarët përfitues, mes të cilëve ndodhet edhe vjehrri i ish-kreut të PD-së, , pavarësisht se interesat që shtohen nga moszbatimi i vendimit kanë kapur tashmë shifrën prej afro 4 milionë eurosh.

Edhe pse kjo shifër rritet në mënyrë progresive çdo ditë, të hënën, gjatë një bashkëbisedimi virtual në rrjetin social ‘Facebook’, u mburr se do të vijonte të mos e zbatonte vendim e Gjykatës Evropiane.

“Nuk kemi dhënë asnjë për atë rast,” tha Rama me një dozë krenarie, ndësa shtoi: “As edhe një!” “Kur të vijë në pushtet Luli, le t’ia japë vetes ato para, por sa të jem unë këtu, kjo nuk do të ndodhë, sepse ka plot të tjerë përpara që meritojnë të dëmshpërblehen përpara Lulit”, iu përgjigj Rama një ndjekësi që e pyeti për rastin.

Por ajo që Rama nuk tha është se çdo muaj që nuk e zbaton vendimin, shton në kurriz të taksapaguesve kamatëvonesat, të cilat, sipas përllogaritjeve të Këshillit të Evropës, kishin arritur në 3,967,000 euro deri në mars 2025.

Në një vendim të marsit, Komiteti i Ministrave i KiE-së shpreh “shqetësim serioz për mosshlyerjen e dëmshpërblimit financiar” dhe i kërkon qeverisë shqiptare të përmbushë detyrimet deri në dhjetor 2025.

“Nëse nuk merren hapa konkretë për pagesën, çështja do të rishqyrtohet gjatë takimit të 1545-të në dhjetor 2025 dhe mund të ndërmerren masa të reja detyruese,” shkruhet në vendimmarrjen e Komitetit.

Qeveria nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN nëse Kryeministri, me vetëdije, po kryen ‘‘ duke mos zbatuar vendimin detyrues të gjykatës, dhe as nuk komentoi vendimet e Këshillit të Europës.

Juristët i cilësojnë deklaratat publike të Ramës pa vlerë juridike ndaj vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe theksojnë se ky është një detyrim që shteti shqiptar do ta përmbushë, herët a vonë.

“Qeveria s’ka asnjë të drejtë të kundërshtojë vendimin,” i tha BIRN-it juristi Roden Hoxha.

“Ai është përfundimtar dhe nuk mund të anulohet me deklarata apo vendime qeverie,” shtoi ai.

Hoxha, i cili ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Agjentit Qeveritar pranë Gjykatës së Strasburgut, shpjegon se sa më shumë zvarritet zbatimi i vendimit, aq më shumë rëndon kjo në taksat e shqiptarëve.

“Ky vendim ka bërë thuajse 10 vjet dhe, për familjet fituese, është më mirë që të mos ekzekutohet menjëherë,” shpjegoi ai, duke shtuar se “brezat pasardhës të tyre do të përfitojnë një ‘depozitë bankare’ që maturon vazhdimisht me një normë shumë më të lartë se një depozitë e zakonshme kursimi”.

Kompleksi “Jon” u shemb me eksploziv në vitin 2013 për t’i hapur rrugë projektit të Lungomares në qytetin e Vlorës. Bashkë me të, u rrafshuan dhjetëra ndërtesa, lokale dhe restorante përgjatë vijës bregdetare.

Pronarët e kompleksit e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me pretendimin se autoritetet shqiptare shpërfillën një urdhër të përkohshëm gjykate që ndalonte çdo veprim mbi pronën, dhe e fituan atë.

Fillimisht, qeveria shqiptare e justifikoi vonesën në pagesë me gjendjen e fatkeqësisë natyrore – fillimisht tërmeti dhe më pas .

Për Hoxhën, sjellja e Ramës dhe refuzimi për të zbatuar vendimet e konventave ku Shqipëria është anëtare, ka edhe një pasojë tjetër: cënimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit.

“Një shtet që është pjesë e një konvente dhe refuzon të zbatojë rregullat e saj, automatikisht dëmton reputacionin e vet për sa i përket respektimit të detyrimeve ndërkombëtare,” përfundoi ai.