Tue, Jul 22, 2025

Në kërkim të një sulmuesi, Napoli tenton Grealish dhe Chiesa-n

  • PublishedJuly 22, 2025

Në kërkim të një sulmuesi, Napoli tenton Grealish dhe Chiesa-n

Merkatoja e Napolit ka hyrë tashmë në një faze tepër interesante. Te kampionët e Italisë entuziasmi është në maksimum sidomos pas zyrtarizimeve të Kevin De Bruyne, Noa Lang dhe Beukema.

Gjithsesi skuadra e De Laurentis nuk do të ndalet me kaq. Me shitjen e mundshme të Osimhen tek Gallatasaray, zyrtarizimi i të cilit është vetëm çështje orësh, duket se Conte u ka kërkuar drejtueseve blerjen e një sulmuesi.

Rruga që të dërgon tek futbollistë si Dan Ndoye apo Ademola Lookman janë tepër të vështira për momentin. Ndaj në këto kushte të kaltrit janë duke studiuar me kujdes alternativat e mundshme.Jack Grealish dhe Federico Chiesa janë dy emrat që përfliten më së shumti nga mediat italiane. Të dy luajnë në Angli dhe kanë të përbashkët faktin se janë jashtë projekteve respektivisht të Manchester Cityt dhe Liverpool.

Për Grealish situata duket pak më e ndërlikuar për shkak të kontratës së tij që skadon më 2027 dhe pagës së tij, që kap vlerën 15.6 milionë sterlina.

Ndërkohë më ndryshe diskutimi sa i takon Chiesas. Fakti që Arne Slot nuk e ka grumbulluar italianin për turneun që “The Reds” do të zhvillojnë në Singapor, tregon më së miri qëllimet e klubit anglez ndaj Chiesas. Kjo mund të shtyjë Napolin të tentojë blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Madje flitet se Federico Chiesa është i gatshëm të pranojë edhe uljen e pagës së tij, që për momentin është 7.5 mln euro në vit, vetëm që të rikthehet të luajë sërish në Serie A.


AlbaniaWeb.net