Tue, Jul 22, 2025

Një mesfushor i ri për Dajën, Dinamo prezanton Beqajn, por ikën Toli

  • PublishedJuly 22, 2025

Një mesfushor i ri për Dajën, Dinamo prezanton Beqajn, por ikën Toli

Në vigjilje të debutimit në Evropë, Ilir Daja merr dhuratën e radhës, me drejtuesit e klubit që i kanë vendosur në dispozicion një mesfushor të ri. Klubi kryeqytetas, me anë të një deklarate për mediat bëri zyrtare afrimin e Ledio Beqajt. 24-vjeçari vjen pas një eksperience në futbollin hungarez, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e Teutës.

Pas firmës mbi kontratë, Beqaj është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Daja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vjen Beqaj, por nga Dinamo largohet Ardit Toli. Mesfushori është transferuar tek ekipi i Teutës, me këta të fundit që vijojnë të ndërtojnë ekipin për sezonin e ri.

()

 


AlbaniaWeb.net