Nuk ia doli të afirmohej te Salzburgu, talenti shqiptar transferohet në kampionatin polak
Nis një aventurë e re për Dijon Kamerin. Mesfushori i talentuar shqiptar, që nga sot është pjesë e skuadrës së Krakovias në kampionatin polak të futbollit.
Djaloshi 21-vjeçar, i cili ka përfaqësuar Austrinë në arenën ndërkombëtare deri me U21, ka qenë pjesë e akademisë së Salcburgut, por nuk ia doli të çante në skuadrën e parë të klubit të njohu austriak. Ai u huazua fillimisht te Grasshopers e më pas te Alhtah, por pa ia dalë që të gjente vazhdimësinë që pritej. Kësisoj, mesfushori ka vendosur që të nisë një etapë të re të karrierës.
Kameri ka firmosur për tre vite me klubin polak, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes për një tjetër vit. “Kam dëgjuar për atmosferën që krijojnë tifozët dhe pres me padurim ta shoh nga afër”, tha mesfushori shqiptar pas zyrtarizimit të firmës.