Wed, Jul 23, 2025

Ozzy Osbourne/ Deklarata zyrtare e familjes për vdekjen e tij

  • PublishedJuly 22, 2025

Ozzy Osbourne/ Deklarata zyrtare e familjes për vdekjen e tij

Në moshën 76 vjeç, legjenda e muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne, vdiq dhe familja e tij bëri një njoftim zyrtar. Nëpërmjet tij, u vu në dukje se artisti i madh ndërroi jetë, duke pasur pranë të dashurit e tij, ndërsa familja e tij kërkoi respekt për privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Këngëtari legjendar ishte i martuar me Sarah Osbourne që nga viti 1982 dhe ata kishin tre fëmijë së bashku.

Siç thuhet në njoftimin e familjes: “Me një trishtim më të thellë se sa mund ta shprehin fjalët, ju njoftojmë se i dashuri ynë Ozzy Osbourne ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë.”

Osbourne, i cili vuante nga sëmundja e Parkinsonit, vdiq vetëm disa javë pas ribashkimit të tij shpërthyes me Black Sabbath në një koncert lamtumire në Villa Park në Birmingham, ku ai “u përkul” para publikut të tij për herë të fundit.

“Nuk keni idenë se si ndihem – faleminderit nga thellësia e zemrës sime “, tha ai para mijëra fansave, ndërsa ishte ulur në një fron. Emra të mëdhenj, përfshirë Metallica dhe Guns N’ Roses, dolën në skenë për të interpretuar disa nga hitet më të mëdha të Black Sabbath.