Sharon Stone në zi: Humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare
Aktorja e njohur hollywoodiane Sharon Stone po përjeton një moment të dhimbshëm, pasi nëna e saj, Dorothy Stone, është ndarë nga jeta, në moshën 91-vjeçare.
Në një postim prekës në Instagram, Stone ndau me ndjekësit e saj një foto familjare ku shihet duke buzëqeshur pranë së ëmës në një divan, shoqëruar me një dedikim të shkurtër.
Aktorja e përshkroi Dorothy-n si një grua “argëtuese dhe me komplekse”, duke theksuar dimensionet njerëzore të një nëne që jetoi një jetë të plotë, por jo të lehtë.
Dorothy Stone ishte e martuar me Joseph Stone që prej vitit 1950, dhe çifti qëndroi bashkë deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 2009, vetëm pak muaj përpara përvjetorit të 60-të të martesës së tyre.