“Sheiku” Retegui, transferimi tek Al Qadsiah e fut në histori, vendos menjëherë rekord
Atalanta dhe Serie A përshëndesin Mateo Retegui-n, “bomberin” e një viti më parë. Sulmuesi “azzurr” zgjodhi paratë e sheikëve për të vijuar karrierën e tij, zgjodhi ofertën marramendëse të Al Qadsiah. Flitej prej disa ditësh, por tashmë dy klubet dhe vetë lojtari bënë zyrtare këtë transferim të bujshëm në Arabinë Saudite. “El Goleador. Mirë se erdhe Retegui”, shkruan klubi saudit në rrjetet sociale.
Ende pa shkelur mirë, Retegui vendosi një rekord absolut, si futbollisti italian më i shtrenjtë në histori, në një kohë kur Al Qadsiah pagoi 68,5 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Në këtë klasifikim special, Retegui lë pas Sandro Tonalin i cili u transferua nga Milan te Newcastle për 58 mln euro ndërsa në vendin e tretë renditet Chiesa, me Juven që i pagoi Fiorentines 57 mln euro për të blerë kartonin e tij.
Jo vetëm Atalanta, edhe Retegui do të përfitojë shifra marramendëse nga kjo marrëveshje me Al Qadsiah. Sulmuesi “azzurr” firmosi një kontratë 4 vjeçare nga ku do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.
()