Tue, Jul 22, 2025

SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

  • PublishedJuly 22, 2025
SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i hetuar për korrupsion, pastrim parash, e , ndaj bashkëshortes së tij e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këto afera.

Paraditen e të martës, në mjediset e SPAK u paraqit një prej biznesmenëve të hetuar, Elman Abule i cili është proceduar për “pastrim parash” dhe gjendet në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”. Abule nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur e arsyet e paraqitjes në SPAK.

SPAK nuk bëri me dije deri në publikimin e këtij shkrimi arsyet e paraqitjes së Abules si dhe nëse është përmbyllur hetimi për këtë çështje, por BIRN mësoi se atij i është njoftuar përfundimi hetimeve dhe i është komunikuar akuza për veprën penale “pastrim parash”.

Që prej të hënës SPAK ka filluar t’u komunikojë mbylljen e hetimeve dhe akuzat edhe të hetuarve të tjerë, procedurë që pritet të përfundojë brenda kësaj jave. Po ashtu, mësohet se SPAK ka zgjatur afatin e hetimeve deri në fund të shtatorit, për t’u dhënë mundësinë të hetuarve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë të paraqesin memot e tyre kundërshtuese ndaj provave dhe akuzave të prokurorisë. Në vijim, pritet që çështja të dërgohet për gjykim.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK se ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Përveç kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për pesë biznesmenë të tjerë – mes tyre Gentian SulaShkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompanitë e të cilëve janë përfituese të mëdha të fondeve të bashkisë ose lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, duke e përshkruar procesin si ‘kafkian’. Ai u arrestua nga SPAK më 10 shkurt dhe masa e sigurisë ndaj tij është konfirmuar nga gjykatat e posaçme të shkallës së parë dhe ajo e apelit, e deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, ndaj Veliajt është vendosur për shkak se ai dyshohet se, së bashku me bashkëshorten, kanë tentuar të ‘helmojnë’ dhe prishin provat e çështjes, duke kërcënuar dëshmitarët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për përpjekje të ‘helmimit të provave’ u hetua edhe , deputete e dhe njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Ashtu si të hetuarit e tjerë, Bushka gjithashtu ka mohuar të ketë bërë veprime të paligjshme dhe ka akuzuar SPAK për prishje të reputacionit.

Nga qelia, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave që e mbështesin, Veliaj ndërmori një fushatë linçimi publik ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve që vlerësuan masën e sigurisë. Ai angazhoi në mbrojtje të tij edhe dy studio ligjore ndërkombëtare – në Nju Jork dhe , si dhe një kompani ‘PR’ britanike.

Kryebashkiaku i Tiranës është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar nga SPAK dhe çështja kundër tij shihet nga komuniteti ndërkombëtar si një test për pjekurinë e reformës në drejtësi, por edhe të angazhimit të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Edhe pse ndodhet prej tre muajsh në burg, Veliaj vazhdon të mbajë formalisht funksionin e kryebashkiakut, të cilin ia delegoi nënkryetares së bashkisë, .