Trump nuk u largua nga podiumi, Cucurella për festën: Askush nuk kishte guxim t’i fliste atij!
Lojtari i Chelseat, Cucurella ka zbuluar diçka mjaft interesante sa i takon ceremonisë kur Blutë e Londrës fituan Kupën e Botës për Klube. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Cucurella u shpreh se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, refuzoi të largohej nga podiumi pas dorëzimit të trofeut.
Një veprim i tillë, me siguri shkaktoi habi te Chelsea.
“Të gjithë ne po prisnim që ai të largohej, por ai nuk kishte këtë qëllim. Shikimet tona u kryqzuan dhe ai na tha: ‘Ngrijeni lart, unë po qëndroj këtu!.
Të them të drejtën askush prej nesh nuk kishte guxim që t’i drejtohej atij, e dini mirë këtë pjesë… unë isha i trembur”, -tha Cucurella.