VIDEO/ Shkëndija historike! Mposht Steauan e Bukureshtit dhe ëndërron kualifikimin në turin e tretë të Champions
Shkëndija e Tetovës ka marrë një rezultat historik përballë Steauas së Bukureshtit. Kampionët e Maqedonisë së Veriut fituan 1 me 0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve.
Në ndeshjen e tyre si vendës, Shkëndija iu gëzua golit të Alhasan me kokë në minutën e 65-të. Ndeshja u tensionua pas shënimit të golit, ndërsa Qaka nga Shkëndija dhe Tanase i Steauas u larguan me karton të kuq për ndërhyrje të parregullta.
Dhe pse Shkëndija nuk konsiderohej aspak favorite, ky rezultat i jep besim për ndeshjen e kthimit në Rumani. Në rast se Shkëndija kalon këtë tur, atëherë minimalisht ka të siguruar grupet e Ligës së Konferencës.
REZULTATI LIVE
SHKËNDIJA 1-0 FCSB
65′ Alhasan
Ndërhyrja “horror” ndaj Latifit dhe kartoni i kuq: (VIDEO)
Karton i kuq për Qakën: (VIDEO)
Goli i Alhasan: (VIDEO)
Rasti i Ibraimit në fillim: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Shkëndija-FCSB

PANORAMASPORT.AL