Wed, Jul 23, 2025

Arteta gjen “topçiun”, me Gyokeres në sulm Arsenal synon titullin

  • PublishedJuly 23, 2025

Arteta gjen “topçiun”, me Gyokeres në sulm Arsenal synon titullin

Merr fund një nga telenovelat më të rëndësishme të kësaj merkatoje vere: “Victor Gyokeres është një futbollist i Arsenal”. Pas dy viteve fantastike në Portugali, te Sporting Lisbona, “bomberi” suedez transferohet në Premier League, te “topçinjtë”, një operacion që i kushtoi Arsenal afro 70 milionë euro. Ekipit portugez do t’i shkojnë 63,5 milionë euro menjëherë, ndërsa 10 të tjera në formë bonusesh.

Përcaktues në finalizimin e kësaj marrëveshje ishte dëshira e lojtarit dhe përfaqësueseve të tij, të cilët ulën ndjeshëm kërkesa ekonomike dhe komisionet për të bërë të mundur transferimin e Gyokeres në Angli. Suedezi dëshironte vetëm Arsenal edhe pse për të së fundmi në garë ishte përfshirë edhe Man.United, me ish trajnerin e tij Ruben Amorim që bëri gjithçka për ta joshur, por në fund Gyokeres u transferua aty ku dëshironte, tek Arsenal.

Me në fund, Mikel Arteta do të ketë në dispozicion “bomberin” që kërkonte prej vitesh. Shifrat e Gyokeres ndezin “topçinjtë” pasi në dy vite në Portugali, në 102 ndeshje, suedezi realizoi 97 gola. Me të në majën e sulmit tani Arsenal synon me kohë të plotë titullin në Premier League. Gyokeres do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Londër për të hedhur më pas firmën mbi kontratë.

()


AlbaniaWeb.net