Thu, Jul 24, 2025

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri, i akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

  • PublishedJuly 23, 2025

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri, i akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Interpol Tirana ka finalizuar sot ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë të Denis Bajroviç (37 vjeç), një nga të kërkuarit më të rrezikshëm nga drejtësia shqiptare. Ai u kap në Dubai dhe u soll në Tiranë rreth orës 16:30, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që i kishte caktuar masën “arrest në burg” për disa akuza të rënda penale, përfshirë:

• Vrasje me paramendim, në formën e bashkëpunimit kriminal;

• Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal;

• Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve;

• Kryerje veprash penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale;

• Sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes, si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas burimeve zyrtare, Bajri ishte subjekt i disa hetimeve të SPAK për ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë, përfshirë vrasje me pagesë dhe trafiqe. Pas ekstradimit, ai është dorëzuar menjëherë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të mbahet në paraburgim deri në përfundim të procesit gjyqësor.