Thu, Jul 24, 2025

Ftesa për Grupkapitullin 5, reagon Spiropali: Kuvendi do mbështesë fuqimisht modernizimin e bujqësisë dhe integrimin

  • PublishedJuly 23, 2025

Ftesa për Grupkapitullin 5, reagon Spiropali: Kuvendi do mbështesë fuqimisht modernizimin e bujqësisë dhe integrimin

Pas ftesës së Presidencës Daneze të BE-së për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, ka reaguar edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila e ka cilësuar këtë si një hap domethënës në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Reagimi i Spiropalit në rrjetet sociale:

“Ftesa e Presidencës Daneze për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 ‘Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni’ dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave.”

Kryeparlamentarja nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë pa rezervë përpjekjet për modernizimin e sektorit bujqësor, zhvillimin rural dhe kohezionin social e territorial.

Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.”