Jola Hysaj: Berisha po evidenton farsën elektorale! Më pas do të bëhet analiza e thellë në PD dhe vendimi për të ardhmen
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, deklaroi mbrëmë në “Log.” në News24 se detyra kryesore e PD-së në këtë fazë është evidentimi i “farsës elektorale” të 2025-s, proces që po drejtohet drejtpërdrejt nga Sali Berisha.
“Aktualisht PD, me në krye Berishën, ka marrë përsipër të evidentojë provat e kësaj masakre elektorale. Ne dita-ditës faktojmë maskaradën e zgjedhjeve. Ajo që do të ndodhë më pas, siç tha Berisha, është një analizë e thellë, që do vijë hap pas hapi,” – u shpreh Hysaj.
Ajo theksoi se pas këtij procesi, do të nisë një rishikim i brendshëm i gabimeve të PD-së, që do finalizohet me një vendimmarrje nga Këshilli Kombëtar, si organi i deleguar për të vendosur mbi strukturën dhe të ardhmen e partisë.
“Ne kemi bërë gabimet tona gjatë këtyre 34 viteve. Kjo analizë e thellë do çojë në një vendim të kryesisë që ka deleguar Këshillin Kombëtar për hapat e mëtejshëm të riorganizimit,” – tha Hysaj.
Sipas saj, PD nuk e konsideron legjitime fitoren e mazhorancës, ndërsa pritet të publikohen të gjitha provat dhe të dërgohen në institucionet ndërkombëtare si OSBE/ODIHR, për të mbështetur qëndrimin e opozitës.
Jola Hysaj: Aktualisht PD me në krye Berisha ka marrë përsipër të evidentojë provat e farsës elektorale. Ne dita ditës faktojmë maskaradën e zgjedhjeve. Ajo që do ndodh si tha Berisha është një analizë e thellë që do vijë hap pas hapi. Por gjëja më e rëndësishme është evidentimi i provave. Është e pamundur të quhen zgjedhje. Nuk ka pasur zgjedhje të lira.
E keni parë se barrën e ka marrë kryetari i partisë me deklaratat e përditshme që po bën, ne jemi përreth tij për të shkuar deri në fund. Ne kemi bërë gabimet tona. Gjatë këtyre 34 viteve. Kjo analizë e thellë do çojë në një vendim të kryesisë që ka deleguar këshillin kombëtar për vendimmarrje të mëtejshme për riorganizimi. Gjithçka do zhvillohet pas mbylljes së provave, pas pritjes së OSBE ODHIR. Kemi bërë gabimet tona dhe do dalin në pah.