Wed, Jul 23, 2025

Leverkusen “burgos” Xhakën, Ten Hag: Nuk mund të ik, është lideri ynë

  • PublishedJuly 23, 2025

Leverkusen “burgos” Xhakën, Ten Hag: Nuk mund të ik, është lideri ynë

As Milan e as Inter, me Granit Xhakën që “driblon” dy ekipet e Serie A pasi dëshira e tij është të rikthehet në Premier League, madje agjentit i tij ka zbuluar edhe destinacionin e tij të radhës:

“Kemi gjetur një akord total me Sunderlend. Graniti dëshiron të rikthehet në Premier League. Sunderlend ka entuziazëm dhe Xhaka e ka pranuar këtë sfidë. Shpresojmë që Leverkusen të respektojë dëshirën e lojtarit për t’u larguar, për të gjetur më pas një akord final edhe mes klubeve”, u shpreh agjenti i tij.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit dhe fjalëve të agjentit, Bayer Leverkusen as që ka ndërmend të lë të lirë Xhakën. I pari që reagoi mbi këtë çështje ishte trajneri Ten Hag: “Agjenti i tij mund të thotë çfarë të dojë, por Leverkusen ka lënë tashmë të lirë tre lojtarë shumë të rëndësishëm si Florian Wirtz, Jeremie Frimpong e Jonathan Tah, ne nuk do të lejojmë që të largohet edhe ai. Graniti është një lider, ka ende tre vite kontratë, ai është një lojtar kyç për ne, është shumë i rëndësishëm për ta lënë të ik”, u shpreh Ten Hag.

Në të njëjtën me trajnerin ishte edhe drejtori sportiv i aspirinave, Simon Rolfes: “E kam përsëritur në më shumë se një herë, Graniti është një lider, është shumë i rëndësishëm. Kam folur edhe me trajnerin, kemi diskutuar të gjithë palët. Graniti ka edhe 3 vite kontratë, nëse do të largohet mund të ndodh vetëm nëse të tre palët do të bihen dakord”, u shpreh drejtori sportiv i Liverkusen.

()


AlbaniaWeb.net