Thu, Jul 24, 2025

Nuk pranon stolin, portieri shqiptar drejt një tjetër huazimi

  • PublishedJuly 23, 2025

Nuk pranon stolin, portieri shqiptar drejt një tjetër huazimi

Diant Ramaj ka shprehur më parë që nuk e pranon stolin te Dortmundi, pasi e ndjen veten portierin më të mirë të gjeneratës së re. Zërat po shtohen së fundmi për huazimin e tij te Heidenheim.

Klubi i Bundesligës është i interesuar për shërbimet e Ramajt. 23-vjeçari ka qenë më parë pjesë e klubit të Bundesligës, dhe pse nuk numëroi paraqitje.

Ramaj shkëlqeu në sezonin e fundit ku u huazua te Kopenhageni, që u shpall kampion i Danimarkës. Tashmë ndodhet te Dortmundi ku ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.


AlbaniaWeb.net