Për të shkruar historinë, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia luajnë shanset e tyre në Evropë
Ekipet shqiptare bëhen gati për turin e dytë të Conferencë League, teksa Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë shansin të bëjnë historinë e të largojnë sadopak shijen e hidhur të performancës së zhvilluar gjatë turit të kaluar.
Mbi të gjitha Egnatia. Rrogozhinasit erdhën këtë sezon me pritshmëri të larta. Dhe në fakt pas suksesit në ndeshjen e parë ndaj islandezëve të Breidablik, të gjithë menduam se skuadra e Tetovës e kishte potencialin për ta kaluar turin e parë. Por sfida e kthimit ishte zhgënjyese, një humbje 5-0 që është e vështirë për tu kapërdirë. Megjithatë falë formulës së UEFA, Egnatia ka sërish shansin të vijojë rrugëtimin në Evropë. Këtë herë në Conferencë League, aty ku gjithsesi rrogozhinasit i pret një kundërshtar aspak i lehtë siç është ekipi bjellorus Dinamo Minsk, që vjen me petkun e favoritit në këtë përballje.
Ndërkohë shumë e kujdesshme duhet të tregohet Vllaznia. Pavarësisht kualifikimit në turin e parë ndaj modestëve letonezë të Daugvapils, sërish shkodranët në harkun e të dyja ndeshjeve nuk arritën të tregonin supremacionë ndaj kundërshtarit që të gjithë prisnim. Humbja në ndeshjen e parë në Elbasan dhe disavantazhi provizoir 2-1 edhe në sfidën e kthimit, lanë me “dorën në zemër” deri në fund tifozerinë shkodrane. Këtë të enjten presin në ‘Loro Boriç”, Vikingur Reykjavik. Ekipi islandez sfidoi dhe mundi Egnatian sezonin e shkuar, ndërsa në turin e parë, shpartalloi Malishevën e Kosovës, ndaj shkodranët janë të paralajmëruar.
Në fund Dinamo. Skuadra e Ilir Dajës pati fatin që deputon në Conference League nga turi i dytë kualifikues. “Nëndetësja” sfidon ekipin suprizë nga Andorra Atletic d’Escalades, e cila në turin e parë mposhti Dudelange të Luksemburgut. Sfida e parë zhvillohet në Andorra, me Dinamon që ka shanse reale për tu kualifikuar në këtë tur.