Thu, Jul 24, 2025

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

  • PublishedJuly 23, 2025

Pritej si përforcimi i madh i Dinamos, Klaus Gjasula nis fazën përgatitore për sezonin e ri

Klaus Gjasula ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkaton e klubeve të Superiores. Mesfushori i cili i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare vitin e kaluar, protagonist në Euro 2024, pritej që të niste një aventurë të re në vendin tonë duke iu bashkuar Dinamos.

Zërat u intensifikuan në fillimin e merkatos, kur Dinamo po ndërtonte ende grupin me të cilin do të përballonte pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Por më pas gjithçka u la në harresë dhe emri i Gjasulës nuk u përmend më në ambientet e bluve kryeqytetas.

Duket se gjithçka është mbyllur përfundimisht edhe me postimin më të fundit të vetë mesfushorit shqiptar. Gjasula ka publikuar në rrjetet sociale momentet gjatë fotove zyrtare për sezonin e ri me skuadrën e Rot Vais Esen, e cila militon në kategorinë e tretë gjermane dhe ku duket si do të vazhdojë karrierën e tij.

fdgdfgfdfdg sdffdssfdsdfsdfsdfsfd


AlbaniaWeb.net