Thu, Jul 24, 2025

Rama publikon foton nga Gjiri i Lalzit: “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë për të sfiduar shtetin?”

  • PublishedJuly 23, 2025

Rama publikon foton nga Gjiri i Lalzit: “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë për të sfiduar shtetin?”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi pas lirimit të një hapësire publike në Gjirin e Lalzit, të zaptuar prej qindra çadrash dhe shezllonësh pa leje nga subjekte private.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një foto nga plazhi dhe shkroi:

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa.”

Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrja në Gjirin e Lalzit është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku nuk do të ketë më tolerim për uzurpimin e hapësirave publike nga operatorë që veprojnë pa licenca apo jashtë rregullave.

Bregdeti është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i disa tregtarëve,” – shtoi Rama, duke lënë të kuptohet se aksioni do të shtrihet edhe në zona të tjera bregdetare gjatë sezonit turistik.

https://www.facebook.com/share/1A3W9c22mh/?mibextid=wwXIfr