Wed, Jul 23, 2025

Real Madrid “bekon” Mbappe, i shpall “luftë” Lamine Yamal

  • PublishedJuly 23, 2025

Real Madrid “bekon” Mbappe, i shpall “luftë” Lamine Yamal

Në vitin e tij të parë në Madrid, Kylian Mbappe nuk arriti të udhëheq Realin drejt trofeve, vetëm Superkupa e UEFA-s nuk mjafton, por në aspektin personal ylli francez nuk zhgënjeu duke u shpallur jo vetëm golashënuesi më i mirë në La Liga, por fitoi edhe “Këpucën e Artë” në Evropë. Ky sezon i ri pritet të jetë një vit me ndryshime të mëdha për Realin, kjo edhe për vetë faktin që nga Madridi u largua një legjendë si Carlo Ancelotti, ndërsa vendin e tij e mori Alonso. Jo vetëm kaq, Reali kërkon të ndryshojë edhe imazh, duke vendosur tashmë në qendër të projektit kapitenin e francez, Kylian Mbappe.

Largimi i Luca Modric detyron drejtuesit e klubit të gjejnë një pronar të ri për numrin 10-të. Sipas L’Equipe, Real Madrid nuk ka asnjë dyshim në këtë pikë, me bordin drejtues që ka përzgjedhur Mbappe për të trashëguar këtë numër. Prestigjiozja franceze shton se Mbappe nuk u vetë ofrua për këtë, për të marrë numrin 10-të, por bordi drejtues sheh të “gjeli” francez lojtarin ideal për të mbajtur veshur këtë numër, mbi të gjitha në aspektin komercial shihet si lojtari ideal. Reali në këtë pikë imiton Barcelonën, me këtë të fundit që pagëzuan Lamine Yamal si imazhin e ri të klubit.

Kështu nga numri 9-të një vit më parë, Mbappe kalon tek numri 10-të, një numër që është mësuar ta mbajë mbi shpatulla pasi e bën diçka të tillë te përfaqësuesja franceze, ndërsa e ka mbajtur të veshur edhe kur ishte pjesë e Monaco-s.

()


AlbaniaWeb.net