E rëndë në Patok/ Dy adoleshentë hyjnë për t’u larë në det, mbytet 16-vjeçari, shoku përfundon në spital
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në lagunën e Patokut, ku dy adoleshentë 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00.
Njëri prej të miturve është shpëtuar dhe dërguar në spital, ndërsa shoku i tij dyshohet se është mbytur. Trupi i tij nuk është gjetur ende.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë së Kurbinit, të Policisë Kufitare dhe palombarët e RENEA-s, që po vijojnë kërkimet në zonë. Grupi hetimor është në terren për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Lugina e Patokut njihet për rrymat e forta dhe terrenin e vështirë, që e bëjnë të rrezikshëm për larje, sidomos për fëmijë dhe adoleshentë pa përvojë noti.