Fri, Jul 25, 2025

Gazetari ndan detaje nga vrasja e 56-vjeçarit në Fier: Viktima është masakruar edhe nga organet gjenitale, dyshohet se vajza kishte bashkëpunëtorë

  • PublishedJuly 24, 2025

Gazetari ndan detaje nga vrasja e 56-vjeçarit në Fier: Viktima është masakruar edhe nga organet gjenitale, dyshohet se vajza kishte bashkëpunëtorë

Detaje tronditëse dalin nga krimi i rëndë në fshatin Frashër të Fierit, ku 56-vjeçari Anesti Rama u vra në mënyrë çnjerëzore. Gazetari Poli Hoxha deklaroi në emisionin “Log.” në News24 se viktima jo vetëm është mbytur me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, por edhe është masakruar në organet gjenitale — një fakt që ka ndezur dyshime të forta mbi përfshirjen e më shumë personave në krim.

Sipas Hoxhës, dyshohet se Emelinda Rama ka bashkëpunuar me të paktën një tjetër person, përveç të ëmës. Ai shton se dëshmia fillestare e vajzës, e cila pretendonte se ishte penguar nga i ati të dilte apo të vishej si donte, është tashmë nën dyshim.

Poli Hoxha: Zakonisht këto lloj vrasjesh janë si pasojë e traumave dhe dramave brenda familjes. Me gjitha gjasat, nga elementet që kanë dalë deri tani, është pak shumë kështu, sepse fillimisht, vajza nuk e ka pranuar, pastaj më vonë para policisë ka thënë se nuk më linte të vishesha, të dilja dhe gjëra të tjera.

Por edhe këto që ka thënë, nga informacionet e fundit që kam unë, është vënë në dyshim dhe dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë, sepse nga këqyrja e trupit të viktimës, pasi e kanë larë dhe kanë dashur të heqin sa më shumë gjurmë. Duket se mund të ketë bashkëpunëtorë, por më kryesorja është se nuk është mbytur vetëm me telin në fyt, por është masakruar edhe nga organet gjenitale. Ky është elementi i ri që duket se i hap hetimet dhe që sjell një dramë të më thellë, një urrejtje e akumuluar.