Fri, Jul 25, 2025

Mihaj gati për MLS: Jap gjithçka për skuadrën, Atlanta United zgjedhja e duhur

  • PublishedJuly 24, 2025

Mihaj gati për MLS: Jap gjithçka për skuadrën, Atlanta United zgjedhja e duhur

Pas përfundimit të eksperiencës te Famalicao, Enea Mihaj është gati për të nisur rruëgtimin në kampionatin amerikan. Së fundmi, mbrojtësi i kombëtares u prezantua te Atlanta United, teksa u shpreh i emocionuar.

“Ajo që kam në mendje tani është të jap gjithçka për skuadrën. Ne kishim një bisedë të gjatë me bordin drejtues dhe klubin para se të mbërrija këtu, ataa më shpejtuan projektin dhe kjo është arsyeja pse jam këtu.

Unë e kuptoj çfarë trajneri Roni Deila kërkon nga skuadra, mënyrën e lojës. Ishte tërheqëse për mua, mendoj se më përshtatet. Ajo që ai mendonte rreth meje dhe si mund të ndihmoja ekipin, janë gjëra që më bënë të ndjehesha rehat.

Kombëtarja? Lojtarët që luajë në pozicionin tim, janë në kampionate të niveleve të larta si Seria A apo La Liga. Janë lojtarë të mëdhenj. Sa herë që shkoj në Kombëtare, unë e shoh atë si një mundësi për të mësuar gjëra. Mundohem të mësoj nga gjithsecili.

Por futbolli është një sport kolektiv. Duhet që të gjithë të bëjmë para në mënyrë që të bëjmë më mirë punën tonë. Të gjithë lojtarët duan të luajnë gjithmonë. Unë e di atë që duhet të bëjë, unë e di pritshmërinë. Mendoj se kemi shumë punë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur”, tha ndër të tjera Mihaj.


AlbaniaWeb.net