Sat, Aug 2, 2025

Një tjetër zhvillim nga SPAK: Një e penduar e drejtësisë rrëfen skemën e korrupsionit të Veliajt dhe Ajola Xoxës

  • PublishedJuly 24, 2025

Një tjetër zhvillim nga SPAK: Një e penduar e drejtësisë rrëfen skemën e korrupsionit të Veliajt dhe Ajola Xoxës

SPAK ka siguruar bashkëpunëtoren e parë të drejtësisë në një hetim për korrupsion në nivelet më të larta të administratës.

Burime të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala konfirmojnë se personi kyç dhe truri financiar i Ajola Xoxës, ka pranuar të rrëfejë para Prokurorisë skemën e pastrimit të parave dhe korrupsionit, në këmbim të statusit të të penduarës.

Kondakçiu, e konsideruar si një nga personat më të besuar të Xoxës, ka dorëzuar dokumente, kontrata, e-mail-e, biseda dhe prova të tjera që hedhin dritë mbi rrjetin financiar të çiftit Veliaj–Xoxa.

Sipas burimeve, SPAK ka tashmë në dorë:

• Dëshmitë e 97 personave

• Dhjetëra kontrata financiare

• Bilance e dokumente të falsifikuara

• Biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar

Këto prova janë pjesë e një dosjeje voluminoze dhe pritet të ngrejë akuza zyrtare ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë.