Fri, Aug 1, 2025

VIDEO/ Dinamo barazon ndaj Atletik Eskaldes, reagon ekipi i Dajës

  • PublishedJuly 24, 2025

VIDEO/ Dinamo barazon ndaj Atletik Eskaldes,  reagon ekipi i Dajës

Dinamo po barazon 1-1 ndaj Atletik Eskaldes, në ndeshjen e parë të turit të dytë në Konferencë Ligë.

Ritmi ishte i ulët në fillimin e ndeshjes që luhet në Andorrë, me të dyja skuadrat që hezitonin të dilnin përpara.

Rasti i parë konkret erdhi pas 30 minutash lojë. Një keqkuptim në prapavijën e vendasve mund të sillte golin e dinamovitëve, por mundësia nuk u shfrytëzua si duhet.

Në fundin e fraksionit, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Viera tregohet i saktë me kokë, duke dërguar në festë tifozët e Eskaldes.

Me epërsinë minimale të skuadrës nga Andorra, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes. Dinamo barazoi shifrat në të 65-tën me Zabërgjën.


AlbaniaWeb.net