Sun, Jul 27, 2025

Aksioni për lirimin e plazheve publike, kryeministri Rama: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, duke garantuar akses dhe kushte për të gjithë

  • PublishedJuly 25, 2025

Aksioni për lirimin e plazheve publike, kryeministri Rama: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, duke garantuar akses dhe kushte për të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Kepit të Rodonit, në bregdetin e Durrësit.

Në postimin e tij, Rama thekson se operacioni për të liruar plazhet publike nga zaptimet me çadra dhe shezllonë privatë është në vijim dhe se nuk do të ndalet derisa të rikthehet aksesi për të gjithë qytetarët.