Donnaruma frikëson PSG, portieri azzurr ende nuk ka rinovuar me parizienët, “Big-ët” e Evropës gati të përfitojnë
E ardhmja e Gianluigi Donnarummas nuk është aq e sigurt sa mund të duket. Portieri i PSG-së, i cili vjen pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe një sezoni të shkëlqyer nën drejtimin e Luis Enrique-s, ende nuk e ka të qartë se çfarë e pret, pasi rinovimi i kontratës me klubin francez ende nuk ka ardhur.
Përkundrazi, negociatat mes palëve janë në një fazë bllokimi dhe në muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë përparim. Kjo është një problem i madh, shumë i madh për Paris Saint-Germain-in, sepse përballë një lojtari si Donnarumma, me kontratë që skadon për më pak se një vit, çdo klub europian i interesuar mund të ndërhyjë në çdo moment për ta marrë me një çmim të ulët. Ose, edhe më keq për PSG-në, të nisë bisedimet për ta siguruar falas verën e ardhshme.
Çështja kryesore në negociata është rritja e rrogës, të cilën Donnarumma padyshim e ka merituar në fushë me paraqitje të jashtëzakonshme dhe pritje vendimtare. Sipas të përditshmes AS, PSG i ka ofruar portierit 26-vjeçar një kontratë “të ndryshueshme”, me pagë të lidhur me numrin e ndeshjeve të zhvilluara në sezon – dhe jo një pagë fikse.
Nga ana e klubit francez ekziston dëshira për ta mbajtur Donnarummën dhe për të rinovuar kontratën, por në këtë pikë është lojtari ai që ka avantazhin në tavolinën e negociatave, dhe tani është PSG që ka urgjencën për ta mbyllur marrëveshjen brenda kësaj vere. Përndryshe, klubi do të orientohej drejt Lucas Chevalier të Lille, që shihet si zëvendësuesi i tij i mundshëm.
Në javët e ardhshme pritet të arrihet një pikë kthese, sa i përket së ardhmes së Donnarummas. pozitive ose negative, mbetet për tu parë.