Sat, Jul 26, 2025

Inter nuk heq dorë nga Lookman, ja strategjia e re e klubit zikaltër për të afruar nigerianin

  • PublishedJuly 25, 2025

Inter nuk heq dorë nga Lookman, ja strategjia e re e klubit zikaltër për të afruar nigerianin

Një heshtje që vlen më shumë se mijëra fjalë. Interi po studion kohën dhe mënyrën e duhur për të shtuar ritmin në negociatat me Atalantën për Ademola Lookman: ajo që për momentin duket si një fazë ngërçi, në fakt nuk është e tillë. Dhe arsyeja për këtë qasje është shumë e qartë në mendjen e Piero Ausilio-s dhe Beppe Marotta-s: historia mes Lookman dhe Atalantës ka përfunduar prej gjashtë muajsh.

Për këtë arsye, Interi nuk ka pasur nxitim gjatë dhjetë ditëve të para të bisedimeve për t’iu afruar kërkesës prej 50 milionë euro të bergamaskëve. Oferta e paraqitur nga zikaltrit është 40 milionë euro – një shumë që, sipas agjentëve të lojtarit, do të kishte mjaftuar për të bindur Atalantën (dhe ndoshta kështu do të kishte ndodhur nëse oferta do të kishte ardhur nga një klub i huaj). Propozimi u refuzua, por ndryshe nga sa thuhej në ditët e para të tratativave – që Interi nuk do ta përmirësonte ofertën – sot, në selinë e klubit në Viale della Liberazione, po shqyrtohet një ofertë e re.

Kjo vjen pjesërisht sepse në takimet e merkatos trajneri i ri i Interit, Cristian Chivu, ka vendosur nigerianin në krye të listës së objektivave (madje edhe përpara një mbrojtësi qendror), dhe pjesërisht sepse shitjet po sjellin burime të reja financiare për të ndërmarrë sulmin vendimtar: Stankovic drejt Club Brugge për 10 milionë euro, Buchanan drejt Villarreal për 9, dhe Taremi që pritet të largohet (ka interes nga Premier League dhe Botafogo), do t’i japin më shumë hapësirë manovrimi Ausilio-s dhe Marotta-s për t’i dhuruar botës zikaltër një ëndërr të verës që mban emrin Ademola Lookman.


AlbaniaWeb.net