Sat, Jul 26, 2025

Kakavijë/ Kapet 54-vjeçari nga Lazarati me gati 50 mijë euro cash, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar

  • PublishedJuly 25, 2025

Kakavijë/ Kapet 54-vjeçari nga Lazarati me gati 50 mijë euro cash, tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar

Një 54-vjeçar nga fshati Lazarat është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte kufirin në drejtim të Greqisë me një shumë të madhe parash të padeklaruar.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, në çantën e tij u gjetën 48 400 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas detyrimit ligjor. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi me iniciale Sh.B. po hetohet në gjendje të lirë.

Policia Kufitare, në kuadër të masave për parandalimin e krimeve në kufi, ushtroi kontroll mbi shtetasin Sh.B., ku gjeti paratë e padeklaruara.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e hetimeve për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”

Njoftimi i policisë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 48 400 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit Sh. B., ku u gjetën 48 400 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.