Sun, Jul 27, 2025

Karakter, klas dhe efekti Ilir Daja, Dinamo “ringjallet” në Evropë

  • PublishedJuly 25, 2025

Karakter, klas dhe efekti Ilir Daja, Dinamo “ringjallet” në Evropë

15 vite mungesë, por Dinamo rikthehet në Evropë duke marrë një fitore të madhe, një fitore me karakter që i afron me turin e tretë të Conference League. Të përkëdhelur nga shorti, por nga Andorra, kundër modestëve të Atletic Esclades, ekipi i Ilir Dajes fillimisht përjetoi makthe, ku në rastin e parë të rrezikshëm, ose më saktë në goditjen e parë në portë, në fundin e pjesës së parë, Esclades i ndëshkoi me një gol të kapitenit Viera, me këtë të fundit që i pa shqetësuar në shtyllën e dytë, me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Dinamo spostoi Escaldes në gjysmë fushë duke ushtruar një presion asfiksues në zonë, në kërkim të golit të barazimit. Sinjalin e parë e lëshoi Dejvi Bregu, me fantazistin që gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi dërgoi topin pak mbi traversë. Blutë ishin të pafat pak minuta më vonë, ku Nani brenda në zonë përplasi topin në traversë. Provoi edhe Vila, por as goditja e tij nuk ishte e saktë.

Goli ishte në ajër dhe për të zgjidhur “hallet” e Ilir Dajës mendoi “bomberi” i tij, Baton Zabërgja, me këtë të fundit që insistoi, ushtroi presion tek portieri, duke bërë që ky i fundit të gabojë, me Zabërgjën që përfitoi duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 65-të. Dinamo nuk u mjaftuan me keq, me Dajën që vijoi duke shtyrë ekipin përpara, por Lorenc Vila shpërdoroi një rast të pastër shumë pranë vijës fatale.

Lëvizja fituese i shkoi teknikun dinamovit, me Dajën që hodhi në fushë në minutën e 84-ët Qaradakun. Në prekjen e parë të topit, pas vetëm dy minutash në fushë, Qaradaku i pa shqetësuar në shtyllën e dytë, ndoqi mirë aksion duke përmbysur rezultatin në 1-2, një gol me shumë peshë që i jep Dinamos një bonus të madh për të synuar kualifikimin për në turin e tretë të Conference League.

()


AlbaniaWeb.net