Legjionarët/ Muçi luan për 30 min me Besiktas, Strakosha rigjen fanellën e titullarit me AEK
Lajme pozitive për legjionarët tanë të aktivizuar në sfidat e para të turit të dytë të Europa Ligë dhe Ligës së Konferencës, këtë të enjte.
Kështu mesfushori fantazist Ernest Muçi, bëri deputimin këtë sezon të ri me fanellën e Besiktas, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Europa League, ndaj Shakhtar.
Muçi nuk u aktivizua si titullar nga ana e teknikut norvegjez Oleguna Solskjaer. Futbollisti i kombëtares tonë hyri në fushën e lojës vetëm gjatë pjesës së dytë, në minutën e 60. Ndeshja e parë në këtë fazë eleminatore nuk shkoi poztitivisht për gjigandët nga Stambolli, pasi Besiktas u mund me shifrat 2-4 ndaj ekipit ukrainas. Këtë sezon Besiktas ka ndryshuar shumë, ndërkohë ende nuk dihet mesiguri nëse pjesë e ekipit për këtë sezon do të jetë sërish Ernest Muçi.
Ndërkohë në turin e dytë të Conferencë League u përballën në Athinëm AEK ndaj ekipit izraelit të Hapoel Beer Sheva. Sfida u fitua nga grekët minimalisht 1-0, por lajmi i mirë ishte aktivizimi si titullar mes shtyllave për AEK, të portierit të ekipit tonë përfaqësues, Thomas Strakosha. Kujtojmë që Strakosha gjatë fazës së dytë sezonin e shkuar e humbi vendin e titullarit në portë, ndërsa këtë sezon do të kërkojë të rifitojë besimin e trajnerit.