Sat, Jul 26, 2025

Përfshihet nga zjarri një automjet luksoz pranë tunelit të Skërficës, zbardhen detajet e para

  • PublishedJuly 25, 2025

Përfshihet nga zjarri një automjet luksoz pranë tunelit të Skërficës, zbardhen detajet e para

Një automjet luksoz tip Maserati, me targa AB 803 RX, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës. Në momentin e mbërritjes, flakët kishin përfshirë pjesën e përparme të automjetit.

1

Ekipet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi duke përdorur ujë dhe arritën të izolonin dhe shuanin plotësisht zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

2

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale, kryesisht në pjesën e përparme të mjetit. Ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e mundshme të shpërthimit të zjarrit.

3