Sun, Jul 27, 2025

Bebe Rexha “ngec” në restorant me hitin e saj: E njëjta këngë u luajt 8 herë rresht!

  • PublishedJuly 26, 2025

Bebe Rexha “ngec” në restorant me hitin e saj: E njëjta këngë u luajt 8 herë rresht!

Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në TikTok një moment sa komik, aq edhe paksa i sikletshëm që i ka ndodhur gjatë një darke në restorant.

Teksa po shijonte një mbrëmje të qetë, stafi e njohu këngëtaren shqiptare me famë botërore dhe vendosi ta “nderonte” në mënyrën më të zhurmshme të mundshme: duke vendosur hitin e saj “I’m Good (Blue)” jo një, por tetë herë radhazi, pa pushim.

Në videon që Rexha ndau me humor, ajo shfaqet e ulur në tavolinë, duke buzëqeshur në siklet ndërsa në sfond dëgjohet sërish e njëjta këngë. “Kur restoranti lëshon këngën tënde tetë herë rresht përgjatë darkës,” shkruan ajo me ironi, duke bërë që fansat të shpërthejnë në komente plot të qeshura.

Në seksionin e komenteve, ajo shtoi: “Ata e lëshuan fjalë për fjalë tetë herë radhazi kur e dinin që isha atje. U ndjeva shumë në siklet”.