Sun, Jul 27, 2025

Egnatia, Vllaznia e Dinamo mbajë “gjallë” Superioren, largohemi nga “zona e kuqe” e UEFA-s

  • PublishedJuly 26, 2025

Egnatia, Vllaznia e Dinamo mbajë “gjallë” Superioren, largohemi nga “zona e kuqe” e UEFA-s

Nga ferri në parajsë, pa frikë mund të konsiderohet ky edicion i ekipeve shqiptare në Evropë, të paktën deri më tani. Fillimisht kuqezinjtë, në xhiron e parë, përjetuan makthe teksa ekipi më i mirë në vend, Egnatia, u eliminua me trup nga Champions League, mori një “shuplakë” të fortë nga Breidablik. Jo vetëm Egnatia, nga xhiro e parë, madje në Conference League, u eliminua edhe Partizani.

Për fat të mirë, situata ndryshoi totalisht, në raundin e dytë të Conference League, ku Vllaznisë dhe Dinamos iu bashkua edhe Egnatia. Në aktin e parë, të tre ekipet shqiptare morën fitore, madje Egnatia dhe Dinamo triumfuan në transfertë. Suksesit të tyre, iu bashkua edhe Vllaznia me një fitore me përmbysje, aspak të pritur, ndaj një rivali të fortë si Vikingur Reikjavik.

Uefa
Uefa

Për këtë sukses të tre ekipeve shqiptare në aktin e parë festuan të gjithë, nga Duka i pari, por dhe klubet e tjera të elitës, pasi ecuria e tyre në Evropë lidhet drejtpërdrejt edhe me renditjen e ekipeve shqiptare në UEFA. Superiorja ndodhej në një pozicion kritik në renditjen e UEFA, duke rrezikuar ndjeshëm të humbasin një vend në Evropë, por këto tre fitore kanë larguar Superioren nga zona e kuqe. Jo vetëm kaq, por deri në këtë të aventurës në Evropë, Shqipëria ka arritur të marrë 1,375 pikë në Evropë, vendi i 6-të me rendimentin më të mirë.

Të gjithë shpresojnë që Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo të vijojnë sa më larg në Evropë, në mënyrë që edhe sezonin e ardhshëm Superiorja të përfaqësohet me katër ekipe në Evropë.

()

 


AlbaniaWeb.net