Sun, Jul 27, 2025

Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës së burri, dyshimet për ngjarje të rëndë kriminale! Në pranga 58-vjeçari

  • PublishedJuly 26, 2025

Gruaja u zhduk nga banesa pas dhunës së burri, dyshimet për ngjarje të rëndë kriminale! Në pranga 58-vjeçari

Pas zhdukjes së një 48-vjeçarje në Tropojë, e cila rezulton e larguar nga banesa prej datës 22 Korrik, dyshohet se fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

48-vjeçarja me iniciale N. Sh., raportohet se është larguar nga banesa pas dhunës sistematike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Imer Shpata.

Kanë qenë të afërm të gruas që kanë bërë denoncimin për zhdukjen e saj në polici, ndërsa hetuesit kanë dyshimet se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj. Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti”, informoi policia.

Blutë kanë arrestuar 58-vjeçarin Imer Shpata, ndërsa në momentin e vendosjes në pranga, në banesën e tij në fshatin Bujan, u gjetën dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Ndërkohë nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale, informuan blutë.

Njoftimi i policisë:

Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda.

Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025. Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.