Juventus nuk ka para për Kolo Muanin, në garë edhe United
Kolo Muani mbetet një çështje shumë e rëndësishme në merkaton e verës. Pas përfundimit të huazimit në Torino, Juventus ka bërë përpjekje për të mbajtur sulmuesin francez, por deri më tani nuk e ka bërë dot diçka të tillë.
Klubi i PSG i ka idetë e qarta për lojtarin. Parisienët dëshirojnë të shesin përfundimisht futbollistin, ose huazim me detyrim blerjeje.
Në skenë së fundmi ka dalë skuadra e Manchester United. “Djajtë e kuq” mund të përmbushin këtë kusht, pasi i kanë paratë e nevojshme për të arritur te firma e lojtarit.
Agjentët e Kolo-Muanit po shqyrtojnë situatën në Angli, me Chelsea dhe Arsenalin që nuk duken kandidatë serioz sa Junajtid.
Sipas mediave, Manchester United po mendon që t’i paraqesë ofertë Paris Saint-Germain-t. United ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do kërkojë huazim me detyrim blerjeje apo në pjatë do të vendosë rreth 50 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Merkato e verës është e gjatë dhe mund të sjellë surpriza, kjo mund të jetë një nga ato.