Sun, Jul 27, 2025

Pa drita në kulmin e sezonit! Lungomare në errësirë për orë të tëra, bizneset turistike në alarm

  • PublishedJuly 26, 2025

Pa drita në kulmin e sezonit! Lungomare në errësirë për orë të tëra, bizneset turistike në alarm

Prej disa orësh, një pjesë e madhe e qytetit të Vlorës është përfshirë nga mungesa e energjisë elektrike, duke krijuar shqetësim të ndjeshëm veçanërisht në zonën turistike të Lungomares.

Sipas burimeve, ndërprerja e energjisë është pasojë e një avarie teknike, që ka ndikuar në furnizimin e disa zonave të qytetit.

Bizneset në vijën bregdetare, të mbushura me pushues dhe turistë në kulmin e sezonit veror, janë më të prekurat nga kjo situatë.

Operatorët turistikë shprehen të shqetësuar për dëmet që mund të shkaktohen në aktivitetin e përditshëm, sidomos për shërbimet e ftohjes dhe kuzhinën, ndërsa presin një reagim më të shpejtë nga autoritetet për riparimin e defektit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga OSHEE për arsyet e plota të ndërprerjes dhe kohën e rikthimit të furnizimit me energji..