Sun, Jul 27, 2025

SPAK godet grupin e trafikut të drogës, 6 persona në pranga! Ja çfarë u sekuestrua

  • PublishedJuly 26, 2025

SPAK godet grupin e trafikut të drogës, 6 persona në pranga! Ja çfarë u sekuestrua

Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “OROLOGI” në bashkëpunim me BKH, Forcën e Posaçme Operacionale dhe disa drejtori vendore policie në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Operacioni çoi në arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe aktivitete të tjera kriminale.

Uniformat blu bëjnë me dije se kane ekzekutuar 6 masa sigurie “arrest me burg”:
• A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë
• E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë
• P. D., 53 vjeç, banues në Durrës (në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”)
• K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë
• E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan (në paraburgim)
• I. Ll., 39 vjeç, banues në Elbasan

Ndërkohë, D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim, pasi nuk u gjet gjatë operacionit.

Screenshot_12

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

• 3 armë zjarri të llojit pistoletë
• 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash
• 3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63
• 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025
• 2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68
• 16 celularë të markave iPhone dhe Samsung
• 19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve
• Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama
• 1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili
• Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin

Screenshot_12Screenshot_11

NJFTIMI

Policia e Shtetit- Finalizohet operacioni “OROLOGI”

Ekzekutohen 6 masa sigurie. Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:

A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.

P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.

Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:

3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.